POLITIKE

Dodik në gjurmët e Karagjiçit: “Do të vazhdojmë dhe askush nuk mund të na ndalojë

“Unë u zgjodha për të mbrojtur interesat e popullit serb dhe të Republikës Srpska dhe jo për të qenë frikacak”, deklaroi Milorad Dodik.

Në një program të Radio Televizionit të Republika Srpska-s, ai shprehet se “do të mbrojë interesat e atyre që e zgjodhën”, dhe se, sipas tij, “interesi i popullit serb është të zbatohet Marrëveshja e Dejtonit dhe shkronja e Kushtetutës së Aneksit” të kësaj marrëveshje.

“Mendoj se kjo është legjitime”, shprehet anëtari serb i Presidencës së BeH-së, Millorad Dodik.

“Nuk ka asnjë aktivitet të dhunshëm dhe as diçka që do të përfaqësonte një revolucion”, konsideron ai. “Ne do të vazhdojmë me këtë dhe askush nuk mund të na ndalojë”.

Ai vuri në dukje se “koha ka treguar” se autoritetet e BeH-së “nuk janë të nevojshme”.

“Në këtë moment Republika Srpska funksionon në të vetmen mënyrë legale dhe legjitime, shumë njerëz janë të mërzitur prej saj (BeH-së) dhe shumë nuk duan ta shohin atë”, tha Dodik.

Ai tha se përmes aktiviteteve diplomatike me Presidenten e Republikës Srpska, Zheljka Cvijanoviç dhe bashkëpunëtorë të tjerë, po përpiqen të thyejnë “stereotipin” që ka vazhduar prej kohësh në BeH për “|fajtor universal (kolektiv)” dhe të shpjegojnë situatën.

Ndërkaq me zyrtarë amerikanë dhe evropianë u diskutuan tre tema që kanë të bëjnë me pronën, vendimin e imponuar nga ish-Përfaqësuesja e Lartë dhe Ligji Zgjedhor, si të kapërcehet çështja e pashmangshme e vendimit të ish- Përfaqësuesit të Lartë dhe pronat e trajtuara në mënyrë të paligjshme nga Gjykata Kushtetuese e BeH-së, theksoi Dodik

Dhe sipas tij, vendimi i Valentin Inzkos, duhet të tërhiqet.

Ish-Përfaqësuesi i Lartë Valentin Inzko kishte miratuar ligjin sipas të cilit mohimi i gjenocidit të Srebrenicës dhe glorifikimi i kriminelëve të luftës në BeH dënohet me ligj.

Dodik, e mohon publikisht gjenocidin e Srebrenicës, duke e quajtur vetëm “një krim”.

Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës në OKB ngjarjen makabre në Srebrenicë e ka shpallur gjenocid dhe krim kundër njerëzimit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

4 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

18 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago