Në takimin e sotshëm mes Dodik e Vuçiq në insistimin e gazetarëve se në çfarë mënyre pret mbështetje nga Serbia në lidhje me Srpska, Dodik tha Kosova dhe Srpska duhet të kenë trajtim të njëjtë.
“Politikanët janë të obliguar që të prezantojnë dhe shprehin mendimet e popullit. Kudo që jam më bëjnë këtë pyetje. Gjithnjë ka një koncept qysh prej britanikëve sipas të cilës serbët nuk duhet lejuar të homogjenizohen. Nëse bota insiston rreth statusit të Kosovës, Vuçiq duhet të dijë se nëse ka insistim për bisedime rreth Kosovës dhe imponim, duhet të gjithë të dinë se nëse Kosova mbetet në Serbi, atëherë edhe Srpska mbetet në Bosnje dhe Hercegovinë. Kjo është ideja, kjo është jeta që njerëzit jetojnë këtu” tha Dodik.
Në lidhje me këtë u ndërlidh edhe presidenti Vuçiq duke thënë se “këto nuk janë çështje të lehta dhe Dodik e Cvijanoviq do marrë përgjigje në këtë.
“Do të përgjigjemi në javët edhe muajt që vijnë. Politika e Serbisë nuk ka ndryshuar. Për ne këto nuk janë çështje të lehta por me përgjegjësi dhe seriozitet do i qasemi përgatitjes së përgjigjes në këto çështje.