POLITIKE

Dodiku i kundërvihet SHBA-së: Ne do t’i zbatojmë politikat tona

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken përmes një letre të posaçme dërguar zyrtarëve serbë të Bosnjës, u kërkoi atyre ta ndalojnë bllokimin e punës së institucioneve të BeH, por anëtari serb i Presidencës së Bosnjës, Millorad Dodik, të mërkurën nuk tregoi gatishmëri për ta bërë këtë, pavarësisht nga kërcënimet për sanksione nga Washingtoni.

Në një takim në Sarajevë, anëtarëve të presidencës së BeH iu dorëzua letra e Blinken nga këshilltari i tij, Derek Chollet, i cili mbërriti në një mision të ri diplomatik së bashku me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Përmbajtja e plotë e letrës nuk u publikua menjëherë, por Dodik tha në një konferencë shtypi në Sarajevë se Chollet i tha atij se Shtetet e Bashkuara ishin kundër vendimeve të njëanshme të planifikuara në Republikën Srpska dhe kërkonin që puna e Presidencës së BeH, këshillit të ministrave dhe parlamentit të zhbllokohet.

Këto organe janë bllokuar sepse zyrtarët e Republika Srpskas kanë refuzuar të marrin ndonjë vendim që nga gushti. Kështu, ata fillimisht planifikuan ta tërhiqnin ligjin që sanksionon mohimin e krimeve të luftës, por më vonë Dodik paraqiti një plan sipas të cilit RS do të merrte përsipër kompetencat e shumta që i ishin dhënë BeH si shtet nga reformat e pasluftës.

Dodik në listën e zezë të amerikanëve

“Letra (e Blinken) thotë se Shtetet e Bashkuara, nëse detyrohen, do të vendosin sanksione. Unë u thashë atyre në takim se ju dëshironi të vendosni sanksionet tuaja dhe ne do t’i zbatojmë politikat tona”, tha Dodik, duke shtuar se sanksionet e mundshme të SHBA-së do ta përkeqësojnë gjendjen. Dodik tashmë është në “listën e zezë” të amerikanëve, sepse i është ndaluar të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2017, raporton agjencia kroate e lajmeve, Index, transmeton Express.

Pavarësisht presionit nga komuniteti ndërkombëtar, Dodik nuk ka hequr dorë nga zhvlerësimi i të gjitha vendimeve të marra nga përfaqësues të rangut të lartë të komunitetit ndërkombëtar që nga viti 1995.

Related Post

Ai njoftoi se statusi i ushtrisë, çështja e mbledhjes së taksave indirekte dhe gjyqësori do të “rregullohen normativisht” në një mënyrë të re pasi parlamenti i RS të marrë vendimet e duhura që priten në dhjetor.

Dodik pretendon se e gjithë kjo është në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit dhe nuk përbën kërcënim për paqen sepse “RS nuk ka plane për shkëputje”.

“Situata është komplekse, ne kemi parë disa takime që po zhvillohen në Evropë dhe i kuptojmë mesazhet, por shpresojmë që kushtetuta të respektohet dhe vendimet të merren në bazë të zgjidhjeve kushtetuese”, tha Dodik, i habitur për paralajmërimit për sanksione kundër tij për politikën që ai ndjek.

Ai mendon se Evropa duhet ta mirëpresë dhe mbështesë sjelljen e tij në vend që ai të marrë kërcënime nga Berlini dhe Londra duke e quajtur këtë “histeri të shkaktuar nga mercenarët myslimanë”.

Dodik tha se nuk i frikësohet pretendimeve të tilla si ato se ai është “në pritje të burgut” për shkak të sjelljes së tij antikushtetuese, të cilën, siç pretendon ai, e mbron kolegu i tij në udhëheqjen shtetërore, Shefik Xhaferoviq. Ai gjithashtu mohoi të drejtën për ta kundërshtuar Zheljko Komshiqin, duke thënë se ai ia kishte “hequr” të drejtën një populli për përfaqësim legjitim dhe se nuk kishte të bënte me RS.

Pas takimit me Chollet, Xhaferoviq u tha gazetarëve se tani është e qartë për të gjithë se nuk është e mundur asnjë tërheqje e njëanshme nga autoritetet shtetërore dhe se çështjet e hapura duhet të zgjidhen përmes dialogut brenda strukturave ekzistuese.

“Jam i bindur se institucionet do të zhbllokohen dhe do të vazhdojnë në rrugën e reformave”, tha Xhaferoviq, duke shmangur komentet për deklaratat e Dodikut.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Netanyahu: Ka akoma, regjimi nuk e di se çfarë e ka goditur

Duke iu drejtuar popullit iranian drejtpërdrejt, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i bëri thirrje civilëve të…

7 orë ago

Irani kundërpërgjigjet me 100 raketa në Tel Aviv, shpërthime në Jerusalem

Izraeli vijon sulmet ndaj bazave ushtarake dhe bërthamore të Iranit. Mediat raportojnë se Izraeli ka goditur…

9 orë ago

Izraeli nis një valë të re sulmesh ndaj Iranit

Ushtria izraelite thotë se “vazhdon të godasë” objektivat ushtarake iraniane pasi kreu një valë sulmesh…

10 orë ago

Sulmi izraelit, Irani thërret ambasadoren zvicerane për të paralajmëruar SHBA-në

Irani ka thirrur ambasadoren e Zvicrës në Teheran, Nadine Lozano, për t’i dorëzuar një paralajmërim…

12 orë ago

“U mblodhën në takim”, Izraeli thotë se i mashtroi komandantët iranianë dhe i goditi

Izraeli ka deklaruar se ka arritur të mashtrojë komandantët kryesorë të forcës ajrore iraniane që…

12 orë ago

Sulmi preçiz izraelit, predha hyn direkt në dhomën e gjumit dhe vr*t komandantin Iranian

Një faqe e cila identifikohet me shërbimin e spiunazhit Mossad, ka publikuar në TikTok pamje…

13 orë ago