POLITIKE

Perparim Rama rrëfen vështirësitë e jetës pas shkuarjes në Londër: Kam la enë, kam maru sanduiça

Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama, kishte rrëfyer në një intervistë para zgjedhjeve për vështirësitë që e kishin përcjellë kur kishte shkuar në Londër në fillim të viteve të ’90-ta.

Rama ishte vetëm 16-vjeçar, kur e sfidoi veten duke u zhvendosur në Londër.

“Për një 16-vjeçar në atë kohë, ka qenë një sfidë e madhe, sepse si një tenejxher është dëshirë me dalë me shoqni e kjo na ka mungu shumë. Kështu që mundësia për me shku në Londër me 8 korrik të vitit 1992, ka qenë një moment euforik, pra kam mundësi me dal për herë të parë prej Prishtinës, ka deklaruar Rama.

Ai ka treguar se në atë kohë kushtet ekonomike kishin qenë shumë të vështira dhe se babai i tij kishte marrë borxh për ta dërguar në Londër.

Rama ka folur edhe për punët e para që ka bërë në Londër, derisa ka treguar se për dy muaj ka pasur vështirësi që ta ndalnin në punë shkaku i mungesës së eksperiencës.

“Kushtet ekonomike ishin shumë të vështira, kështu që u dasht me marr borxh baba për me më mundësu mu me shku në Londër. Kur mbërrina në Londër, Londrën e pata prit krejt ndryshe e pata prit me qenë si New York, si Amerika, por ka qenë diçka krejt tjetër. Kam la enë, kam maru sanduiça, kam shkep fleta për marketing, pra kanë qenë punë të ndryshme. Edhe fillimisht as nuk më mbajshin as në punë se thojshin se s’ki eksperiencë. Ishte vështirë, sepse dojsha me i ba ato 3 mijë marka që ua pata marrë prindërve borxh, edhe s’kam gjetë punë deri mbas dy muajve”, ka deklaruar Rama.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

2 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

17 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago