Është zbardhur dëshmia e të arrestuarit Siar Konti, i cili të dielën e kaluar dyshohet se i ka vënë zjarrin makinës “Ferrari” të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur me nofkën “Noizy”, të dielën e kaluar në Durrës.
Konti është kapur nga kamerat e sigurisë teksa shkon në vendin e ngjarjes dhe hedh lëndë djegëse mbi makinën 300 mijë euroshe, për t’u larguar me shpejtësi.
Përpara policisë, Konti është shprehur se është paguar për të kryer këtë akt nga reperi tjetër Kleviol Ahmeti, me emrin e artit (Clevio Serbiano). Ai shton se ka marrë dhe një shok tjetër për të kryer zjarrvënien.
Policia e Lushnjes ka shkuar në banesën e Ahmetit pas kësaj deklarate, por ai nuk është gjetur aty.
Kujtojmë se Kleviol Ahmeti dhe Noizy janë përplasur dhe më herët me njëri-tjetrin, teksa ky i fundit kishte bërë dhe një kallëzim penal ndaj tij për kërcënim.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…