Nata 28 janarit ishte fatale për Policinë e Kosovës. Pjesëtari i PK-së, Sami Thaqi ndërroi jetë, kurse dy të tjerë u plagosën pas një shpërthimi në fshatin Zhur të Prizrenit.
Njëri nga të plagosurit ishte Artur Mrasori që pësoi lëndime të rënda në sy, transmeton Indeksonline.
Mrasori gjatë ditës së djeshme përfundoi me sukses operimin në Turqi në syrin e majtë.
Pas këtij lajmi, ka reaguar doktori i njohur, oftamologu i QKUK-së, Florim Zejnullahu.
Ky i fundit i është gëzuar lajmit se operimi i Mrasorit ka përfunduar me sukses.
“Një lajm i shkëlqyer! Uroj që pas intervenimit të parē kirurgjik emergjent në syrin e majtë, i kryer në Klinikën Syve në Prishtinë, policit Artur Mrasori t’i kthehet shikimi! Ne kemi bere te pamunduren qe t’i japim rast qe me intervenimin e dyte, i cili nuk mundej te kryhej ne kliniken tone, atij t’i mundesojme qe ta shohë sërish dritën. Dhashtë Zoti, që t’i ndihmojë djaloshit që ta vazhdojë jetën normalisht!Lutem shumë për të!”, është shprehur ai përmes një postimi në Facebook.
Zejnullahu ishte në QKUK në natën kritike kur Mrasori ishte plagosur. Ai kishte bërë intervenimin e parë emergjent.
Mundësitë e shërimit të plotë të syrit të majtë të Artur Mrasorit janë të mira, sipas Basri Sejdiut, drejtori i SHSKUK-së.
“Operacioni përfundoi me sukses, prognoza e shërimit është e mirë”, ka thënë Sejdiu në një prononcim për media mbrëmë.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…