Në një intervistë për gazetën “Bota sot”, Vikari Gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës me seli në Prishtinë, Don Lush Gjergji, ka folur rreth çështjeve politike, shoqërore e historike, të cilat e kanë shoqëruar kombin shqiptar. Ai fajëson politikën për mosnjohjen e deritashme të shtetit të Kosovës nga Vatikani.
Don Lush Gjergji flet për rolin historik të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova si dhe sistemin e diktaturës në Shqipëri, për të cilin thotë se ka qenë një e zezë dhe një e keqe për mbarë popullin e në veçanti për të krishterët e sidomos për klerin katolik
Çfarë ishte për ju Presidenti historik dr. Ibrahim Rugova?
Don Lush Gjergji: Ibrahim Rugova për mua ka qenë një mik, një vëlla, një vizionar për shumë elemente edhe një profet. Njeriu i cili në momentin më kritik, diti të ofroi e të bashkoi popullin. Dhe po ashtu diti që të na paraqesë në mënyrë të dinjitetshme para botës. Me vlerat dhe virtyte të lashta e aktuale. Me strategjinë paqësore dhe jo dhunore. Sidomos me tri lëvizjet: pajtimet e gjaqeve, shoqata bamirëse e Kosovës Nëna Terezë, sistemi paralel shkollor dhe shëndetësor, bota e njofti elementin ma të mirën tonën dhe dal ngadalë e ndërroi mendimin e u kthye kah ne.
Ibrahim Rugova, ka qenë dhe mbetët një protagonist i dorës së parë të periudhës së para luftës, gjatë dhe pas luftës. Me një qetësi e largpamësi. Me një dëshirë të vetme që, populli shqiptar së fundi të jetë vetvetja e i lirë, për t’i shijuar vlerat e virtytet e demokracisë.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…