Ata që donin të stigmatizonin popullin serb dështuan dhe nuk do t’ia dalin kurrë. Kështu u shpreh presidenti serb Aleksandër Vuçiç, pas seancës në asamblenë e përgjithshme të OKB, ku u votua rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë. Ai theksoi se disa njerëz kanë dashur të përdorin pushtetin politik dhe të politizojnë këtë temë, duke i vendosur Serbisë një shënjë në ballë.
“Praktikisht e mbylla karrierën time politike këtu sot”, deklaroi Vuçiç, teksa u përpoq të justifikohet përpara serbëve se kishte bërë gjithçka të mundur për të shmangur, poshtërimin, siç e cilësoi ai.
“Ata nuk do të më falin për shumë gjëra, dhe kjo ishte gozhda në arkivol. Bërë gjithçka munda, bashkë me këta njerëz qe luftuan për Serbinë. Ata u përpoqën me çdo mënyrë për të na degraduar. Nuk mund të them sene triumfuam, por është e qartë se cili është rezultati i vërtetë. Ne ngritëm lart serbët”.
Serbët rreth Serbisë, Republikës Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë, e Mal të Zi ju bashkuan protestave në rrugët e dekoruara me flamuj dhe postera ku lexohej; “ne nuk jemi njerëz gjenocidialë…ne kujtojmë”.
Në Podgoricë qytetarë me simbole serbe, ruse e kundër Kosovës u mblodhën para ndërtesës së qeverisë, për të shprehur mbështetjen për Beogradin, teksa Mali i Zi i tha po rezolutës për gjenocidin.
“Kombet që kanë kryer shumicën e gjenocideve gjatë historisë, sot akuzojnë një popull martir si gjenocidial. Nuk u takon belgëve, gjermanëve apo anglezëve të na diktojnë se çfarë është e drejtë apo e gabuar; ata duhet së pari të shqyrtojnë të dhënat e tyre historike”.
Edhe qytetarët serbë në Mitrovicë të Veriut parakaluan me automjete nëpër rrugë, në shenjë mbështetjeje për serbët dhe presidentin Aleksandar Vuçiç.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…