Personi Y (identitetin e të cilit e di redaksia), dyshohet se tentoi vetëvrasjen pasi ka deklaruar se është rrëmbyer dhe në vend të 120 mijë euro iu kërkua që t’i paguante 240 mijë euro. Atij dyshohet se “fajdexhinjtë” i kishin shkuar edhe në shtëpi duke e kërcënuar dhe i ishte thënë “nuk ni për kerkond hiç, keni me i bo paret”. Për këtë rast, katër persona ndodhen në paraburgim. Gazeta Express e posedon dosjen e këtij rasti dhe në vijim sjell detajet.
Dy ditët e fundit policia njoftoi për arrestimet që u bënë në disa lokacione të Kosovës për të goditur “grupet kriminale” që merreshin me veprimtari ilegale.
Për njërin nga rastet e përshkruara më lartë, Gazeta Express, ka siguruar dosjen e Prokurorisë Themelore të Pejës, e punuar nga prokurori Ersan Qavolli, të cilit sot iu pranua kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër të pandehurve në afat prej 30 ditësh.
Anëtarët e familjes nga Prishtina me inicialet, V.P., A.P., dhe I.P., sipas dosjes së prokurorisë, angazhuan personin I.H., nga Peja., që përmes forcës ta detyrojnë Y dhe S.. me ua pagu 240 mijë euro, ndërsa këta për kryerjen e “kësaj pune” do ta paguanin të pandehurin I.H.., 40 mijë euro.
Në dosjen e Prokruroisë Themelore të Pejës thuhet se në takimin e datës 20 qershor 2024, mes viktimave dhe të pandehurve A.P., dhe I.H., ndër të tjera i pandehuri e pranon se investimi i tyre është 120 mijë euro, por nga të dëmtuarit kërkon që t’i paguajë 240 mijë euro “në të kundërtën do t’iu gjuajë bombë në shtëpi dhe i kërcënon në mënyra të ndryshme”.
I.H., i kërcënon të dëmtuarit me fjalë të ndryshme dhe kërkon të paguhet 240 mijë euro “sepse do të kenë problem me të dhe u drejtohet me fjalët “unë ua q* atë nonë”. “Nuk ni për kërkond hiç, keni me i bo paret”, vijon dosja e prokurorisë.
Gjithashtu në dosje ceket se e kanë “angazhuar personin tjetër”, përmes të cilit kanë rrëmbyer të dëmtuarin Y…
Nga përgjimi i telekomunikimeve, prokuroria thekson se se A.P., planifikonte krijimin e kartelave elektronike me qëllim tërheqjen e parave ilegalisht nga banka të ndryshme.
Aty theksohet se në shtëpinë e të pandehurve janë gjetur dhe sekuestruar edhe pajisje për prodhimin e kriptovaluatve. Të pandehurit pretendojnë se kanë miliona në Dubai, theksohet në dosje.
V,P., A.P., dhe I.P., po hetohen për veprat penale “Fajdeja”, “Rrëmbimi” dhe “Detyrimi”, ndërsa I.H., për veprën penale “Detyrimi”.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…