POLITIKE

Dragash: “Rusia po kryen luftë të madhe hibride në Serbi, dëshiron luftë në Kosovë”

Rusia e di fort mirë që s’mund të instalojë bazë ushtarake ose inteligjence në Serbi, thotë eksperti serb i sigurisë, Orhan Dragash.

“Ata e panë edhe shumë mirë që Sergej Lavrov nuk mundi të vinte në Beograd”, thotë Dragash, “andaj edhe e mbajtën të fshehur deri ditën e fundit”.

Lajmërimin e ambasadorit rus në Beograd, Aleksandër Boçan Kharçenko, për mundësinë e ndërtimit të një baze ushtarake në Serbi, njohësi i çështjeve të sigurisë e sheh si “presion rus”.

“Këtu kemi të bëjmë me presion rus mbi Serbinë çfarë ka ekzistuar me vite, dhe për shkak të agresionit kundër Ukrainës, po bëhet çdo ditë e më i madh, më i ekspozuar dhe më i egër”.

Krejt këto tregime, Dragash i sheh si pjesë “luftës hibride ruse”.

“Tregimi për baza ushtarake, vizita e dështuar e Lavrovit në Beograd, dhe veçanërisht aktivitetet ruse gjatë krizës së javës kaluar në Veri të Kosovës, janë dëshmi që Kremlini po kryen operacione të fuqishme hibride kundër Serbisë”, tha ai për “Danas”.

E tëra kjo, sipas Dragash “me qëllimin që ta përdorë Serbinë për interesat e saj të luftës në Ukrainë”. “Por, edhe për konfliktin e saj me perëndimin”.

Rusia përdor të gjitha resurset, thotë eksperti serb, që Serbia të mos përafrohet me NATO-n dhe BE-në.

“Që nga sulmi në Ukrainë, presioni rus mbi Serbinë është i zhveshur, por ata synojnë të hapin krizë të re për perëndimin ndaj të cilës ata do të mund të fokusoheshin dhe që të zvogëlojë përfshirjen e tyre në luftën në Ukrainë”.

“Për Rusinë, do të ishte ideale që të hapet një krizë e re në Ballkan, e sidomos që ajo të jetë e armatosur dhe e përgjakshme, dhe Kosova është ideale për këtë”, thotë ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

16 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago