Dragica Gashiq që është kthyer për të jetuar në Gjakovë është kundërshtuar nga banorët e qytetit. Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq i ka premtuar asaj që në apartment do t’i vendoset një derë e blinduar dhe kamera të sigurisë, raporton Gazeta Express.
Madje Petkoviq e ka quajtur Gashiqin heroinë të Ditë së Vidovdanit, të cilën serbët e kanë festuar dje.
“Së pari, ne do t’i sigurojmë asaj dyer të blinduara metalike dhe mbikëqyrje me video-kamera në apartament dhe ne do të sigurojmë shpërndarjen e ushqimit për Dragica, internet, mobilje … Ajo kthehet në banesën e saj për të jetuar e mbyllur dhe nën çels , por ajo është në banesën e saj. ajo gjithashtu ka lirinë e saj, edhe pse ajo liri është e kufizuar, e ngushtë dhe nën kërcënim”, ka thënë Petkoviq.
Nysrete Kumnova nga shoqata “Thirrjet e Nënave”, thekson se nuk do të lejojnë serbët të kthehen në Gjakovë.