LAJME

Dramë në Serbi, policia e bllokon të gjithë fshatin në Novi Pazar, Daçiq thotë se u eliminua një vehabist i rrezikshëm

Vehabisti Senad Ramoviq Beçan është vrarë mbrëmë vonë në një përleshje me policinë serbe në fshatin Hotkovë të Novi Pazarit në Serbi, pas së cilës policia ka bllokuar të gjitha hyrje-daljet në fshat. Konflikti ka ndodhur pasi ai ka refuzuar t’u dorëzohet forcave të sigurisë dhe ka qëlluar një pjesëtar të Njësisë Speciale Antiterroriste, pas së cilës është likuiduar.

Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq tha se Ramoviq ishte në arrati pas sulmit terrorist para ambasadës izraelite në Beograd në qershor.

“Ky aksion është vazhdimësi e veprimeve të kryera pas aktit terrorist para ambasadës izraelite në Beograd”, tha Daçiq, raporton Radio Evropa e Lirë, edicioni serbisht.

Pas të shtënave vetëm ekipi i emergjencës u lejua të hynte në fshatin në territorin e Novi Pazarit, duke konfirmuar vdekjen e Ramoviqit.

Ai më parë ishte dënuar me 13.5 vjet burg për terrorizëm. Në vitin 2007, Ramoviq u arrestua pas një konfrontimi të ashpër të armatosur me policinë. Ai dhe bashkëpunëtorë të tij u akuzuan për planifikimin e vrasjes së myftiut të atëhershëm Muamer Zukorliq, si dhe për përgatitjen e sulmeve terroriste.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

19 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

21 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

22 orë ago