Politikani serb, Vuk Drashkoviq, u ka dërguar përkrahësve të partisë së tij një mesazh me rastin e festës së “Vidovdanit”, ku ka folur edhe për çështjen Kosovës.
Drashkoviq, siç shkruan Danas, u ka thënë përkrahësve të tij se njerëzit në Serbi janë hipnotizuar dhe po mashtrohen në vazhdimësi me frazën se “ Kosova është ende nën Serbi”.
Ai thotë se për këto 20 vjet, populli i Serbisë është verbuar dhe ka harruar atë se çfarë ka bërë regjimi i Sllobodan Millosheviqit.
Drashkoviq thotë se ai regjim kishte shtyrë Serbinë në luftën me Kosovën, kishte humbur luftën, kishte kapitulluar pa kushte dhe ishte detyruar që të tërhiqej nga Kosova përgjithmonë.
Sipas tij serbët janë hipnotizuar nga mashtrimet se “Kosova është ende në Serbi dhe se është zemra e Serbisë”, dhe që Rusia e Kina garantojnë një gjë të tillë.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…