Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, bashkë me një grup të tjerë të euro parlamentarëve i kanë drejtuar një letër kancelares gjermane, Angela Merkel, dhe ministrit të Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, ku kanë kërkuar që procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës të përmbyllet përgjatë pjesës së dytë të vitit 2020. Kjo pasi që me presidencën e Bashkimit Evropian kryeson Gjermania, dhe kjo shihet si një mundësi e artë që Kosova të marrë liberalizimin e vizave, raporton Express.
Euro deputetët në letrën e tyre i kanë thënë kancelares gjermane, Merkel, se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet dhe se tani është radha e Bashkimit Evropian që të mos thyej premtimin.
“Kjo është shansi juaj që të përmirësoni jetën e qytetarëve atje dhe të afroni Kosovën edhe më afër Bashkimit Evropian”, thuhet ndër të tjera në letër.
Një veprim të tillë të euro parlamentarëve e ka vlerësuar lartë, Demush Shasha, nga Instituti EPIK.
“Ky është shembulli se si duhet të bashkëpunojmë me miqtë e Kosovës sikur Eurodeputetja znj. Viola Von Cramon-Taubadel për të realizuar interesat e qytetarëve, e jo duke humbur kohë me mesazhet e kota nëpër twitter që vetëm izolojnë Republikën e Kosovës edhe më tuje nga miqtë ndërkombëtar”, ka shkruar ai.
Shasha thotë se nëse nuk liberalizohen vizat gjatë presidencës gjermane, atëherë procesi do të futet në një rrugë qorre.
“Po e humbëm mundësinë e liberalizimit vizave edhe në gjashtë muaj të ardhshëm të Presidencës Gjermane, liberalizimi i vizave do hyn me një stad të pa parashikueshëm”, ka përfunduar Shasha.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…