POLITIKE

Drecun: Prishtina parandaloi çdo prani të Serbisë në Kosovë

Gjëja më e rëndësishme për institucionet e Kosovës është të parandalojnë çdo prani, qoftë edhe simbolike, të Serbisë në Kosovë, ka thënë kryetari i Komisionit të Kuvendit të Serbisë për Kosovën, Milovan Drecun, duke shtuar se institucionet e Republikës së Kosovës po e pengojnë referendumin për ndryshimet kushtetuese të Serbisë i cili do të mbahet të dielën e 16 janarit.

“Në anën tjetër, vendet e QUINT-it që e kanë njohur Kosovën e shohin këtë çështje si pjesë integrale të procesit në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe realizimit të të drejtave të njeriut”, ka thënë Drecun për mediumin serb Tanjug.

Milovan Dreçun, Kryetari i të ashtuquajturit ‘Komitet për Kosovën’ në Qeverinë e Serbisë

Ai tutje ka theksuar se Kosova me sjelljen e saj, serbët po i shndërron në qytetarë të dorës së dytë, ndërsa në të njëjtën kohë deklaron se të gjithë qytetarët janë të barabartë, por shtrohet pyetja se si janë të barabartë kur i pengon të votojnë.

Drecun është treguar i shqetësuar me vendimin e OSBE-së e cila ka thënë se nuk do të organizoj refeendumin serb në Kosovë.

“Ajo që më tremb është sjellja e OSBE-së, sepse si ka mundësi që përfaqësuesit e tyre të mos paraqiten për të marrë në dorëzim materialin zgjedhor”, thotë Drecun, duke shtuar se kjo sigurisht nuk është sjellje e duhur, sepse janë ata që japin vlerësimin përfundimtar të zgjedhjeve.

Në fakt, me një sjellje të tillë sipas Drecun, OSBE-ja i mundëson Kosovës që të ndërmarrë veprime gjatë të cilave konfiskohet materiali zgjedhor, duke iu referuar konfiskimit të materialit në pikën kufitare në Merdarë në orët e vona të 14 janarit.

Ai konsideron se ky është një ushtrim demonstrues për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për zgjedhjet për President dhe Kuvendin e Serbisë, pasi siç thotë se nëse kjo i kalon tani, të njëjtën gjë do ta bëjë edhe në ato zgjedhje.

Drecun konsideron se Kurti e “kërcënojë sigurinë dhe mbijetesën e popullit serb [popullit serb që jeton në Republikën e Kosovës], duke mbytur të drejtat e tij themelore të njeriut, pasi serbët nuk kanë siguri”.

Në fund Drecun konsideron se Kurti duke kinse frikësuar popullin serb në Kosovë, dëshiron të ketë një situatë të pastër, duke penguar hap pas hapi shtetin e Serbisë që të ndihmojë popullin e vet në Kosovë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

11 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

12 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

18 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

19 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

19 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

24 orë ago