LAJME

Drejtori i Arsimit në Pejë, Gega me kritika për vendimin e Nagavcit për rikthimin e vajzës me shami në shkollë

Drejtori i Arsimit në Pejë, Naser Gega, ka komentuar rastin e kthimit të vajzës me shami, nxënëses me inicialet A.D në gjimnazin ‘Bedri Pejani’, kthim që pason, pas një vendimi me shkrim, që Drejtoria e Arsimit në Pejë dhe Gjimnazi ‘Bedri Pejani’ ka pranuar nga Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Drejtori Gega ka shprehur pakënaqësinë e tij si zyrtar, ndaj një vendimi të tillë të ministres. Megjithatë, ai ka konfirmuar se vajza me shami, nga sot ka vazhduar procesin mësimorë.

“Ka ndodhur ky rast sepse vajza ka 18 vjet, përndryshe, ky rast nuk duhet kuptuar se shkollat tona hapin dyert për nxënëse me shami. Jam i prekur nga një vendim i Ministres së Arsimit Nagavci, sepse kjo çështje është e rregulluar me kushtetutë”, ka thënë Gega për RADIO 1.

Numri një i arsimit në Pejë, Naser Gega, tutje ka arsyetuar pakënaqësinë ndaj rastit, me faktin se shamia e dallon nxënësen në fjalë, nga 1 mijë e 500 nxënës të tjerë.

‘Fakti tjetër që më prekë është, pse të veçohet ky rast në mesin e 1 mijë e 500 nxënësve”, ka shtuar Gega për ‘RADIO 1’.

Ndryshe, për kthimin e vajzës me shami në Gjimnaz, shprehu angazhimin e madh edhe Deputeti i Kuvendit të Kosovës Gramos Agusholli, ndërsa një kthim të tillë, javë më parë e kishte paralajmëruar edhe zv/Ministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Taulant Kelmendi.

Në anën tjetër, jo-zyrtarisht mësohet se me rastin e kthimit të vajzës 18 vjeçare me shami në bankat e Gjimnazit të Pejës, stafi arsimor i këtij Gjimnazi, sot ka bojkotuar mësimin në dy orët e para.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

38 minuta ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

17 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

20 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

20 orë ago