Në një intervistë përballë Blendi Fevziut, drejtori i Wizz Air, Jozsef Varadi ka treguar disa detaje sa i përket operimit të kësaj kompanisë në Shqipëri.
“Me Shqipërinë kemi një histori të gjatë, për herë të parë kam ardhur në aeroportin e Tiranës para 20 vitesh, por atëherë nuk ishte aq komerciale. Më pas filozofia e biznesit u bë më e mirë, këto ndryshime na kanë tërhequr. Për momentin kemi 6 avionë, por sot kemi lajmëruar edhe 2 të tjerë dhe bëhen 8. Nuk kemi bazë në Kukës, i drejtojmë nga këtu”, tha Varadi.
Blendi Fevziu: Kam dëgjuar se ju keni 45 përqind të tregut, ka qenë Shqipëria një nivel suksesi?
Jozsef Varadi: Po, sidomos gjatë periudhës së pandemisë.
Blendi Fevziu: Cilat do të jenë destinacionet e radhës?
Jozsef Varadi: Le të themi kështu, sot u lajmëruan 42 destinacione nga Shqipëria.
Blendi Fevziu: Sa kushton një biletë me Wizz Air?
Jozsef Varadi: Me Wizz Air bileta shkon 20 euro.
Jozsef Varadi: E zëmë se unë jam nga Kukësi, sa duhet të paguaj për në Vjenë?
Blendi Fevziu: 20 euro nga Kukësi në Vjenë?