Drejtues i Mbrojtjes Civile dhe trajner Kikboksi, ky është “Lune” që u arrestua sot në Veri
I arrestuari nga Policia e Kosovës sot në veri është i njohur për serbët e Kosovës.
Milun Lune Milenkoviç është trajner i kikboksit në veri të Mitrovicës.
Për arrestimin e kikbokserit ka njoftuar Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Sipas tij Lune është njëri nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.
Në një publikim në Facebook, ministri tha se i arrestuari është Milun Milenkoviq, i njohur me nofkën Llune.“Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkoviq- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’ dhe prijësin e bandave kriminale që ndër vite kanë terrorizuar qytetarët tanë, kanë sulmuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe institucionet e Republikës së Kosovës”, tha ministri në Facebook.
Sipas Sveçlës, i njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh.
Sirenat e alarmit janë dëgjuar në Mitrovicë të Veriut pasditen e së martës, teksa bëhet e ditur që qytetarët serbë kanë filluar të grumbullohen në qytet.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…