Drejtuesi më i lartë i NASA është duke u dhënë direktiva shkencëtarëve të agjencisë që të hetojnë objekte të paidentifikuara fluturuese. Hapi vjen një muaj pasi Bill Nelson është caktuar në krye të agjencisë.
Nelson, ish-senatori i Florida-s që fluturoi me anijen Space Shuttle Columbia, thotë se nuk ka ende prova që jashtëtokësorët mund ta kenë vizituar tokën, ndërsa shtoi për CNN: “Mendoj se do ta dija po të kishte ndodhur.”
Por, ndërsa Pentagoni përgatitet të lëshojë një raport shumë të pritur rreth UFO-ve që nuk përjashton origjinën jashtëtokësore për disa raste ushtarake të profilit të lartë, Nelson pajtohet që mundësia mbetet e hapur.
“Ne nuk e dimë nëse është jashtëtokësore. Ne nuk e dimë nëse është një armik. Ne nuk e dimë nëse është një fenomen optik,” tha Nelson për CNN për pamjet e pazakonta të filmuara nga pilotët e Marinës.
“Ne nuk mendojmë [është një fenomen optik] për shkak të karakteristikave që përshkruanin ata pilotë avionësh të Marinës … Dhe kështu që fundja, edhe ne duam ta dimë,” tha ai.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…