Mediat kroate kanë shkruar se hapja e zyrës greke për lidhje në Prishtinë është porosi e qartë për Beogradin, rritja e nivelit të komunikimit mes Prishtinës edhe Athinës shihet si hap ka njohja, përkundër deklaratave greke se nuk ndryshon qëndrimi për njohjen e pavarësisë, transmeton “Bota Sot”.
Sipas “Veçernji” të Kroacisë, hapja e zyrës greke është porosi e qartë, ndërkohë që shtron pyetjen “çfarë zgjidhje kompromisi me Prishtinën mbështet Vuçiq pas takimeve me delegacionin e zyrtarëve amerikan e evropian”.
Në tekst, në vazhdim thuhet se perëndimit i pengon konflikti i ngrirë aktual dhe raportet mes Prishtinës edhe Beogradit, kështu që Palmer e Lajçak, situatën rreth Greqisë e kanë shfrytëzuar për ardhje dhe përgatitje të vazhdimit të dialogut.
“Në harmoni me presionet, Beogradin e kanë vizituar përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit Palmer për dialog dhe i dërguari special i BE-së Lajçak, ndërsa Vuçiq në disa deklarata javën që shkoi ka përmend ditët e vështira për Serbinë rreth bisedimeve për statusin e Kosovës, edhe pse ka theksuar se Beogradi nuk do heq dorë nga kërkesa për kompromis”, thuhet në këtë gazetë.
“Cili mund të jetë kompromisi i zgjidhjes së kësaj çështje që mbështet Vuçiq” shtron pyetjen gazeta kroate. Nëse do pyeteshin fqinjët, kjo është çështje e zgjidhur, po ata nuk pyeten.
Vuçiq ka përsëritur se Serbia është e gatshme për dialog dhe zgjidhje kompromisi, por nuk do pranojë poshtërimin e vendit.
“Jemi të gatshëm për bisedime dhe zgjidhje kompromisi, por jo poshtërimin e Serbisë, E dinë ata për çka mund të bisedojmë, ndërsa dëshirat e tyre janë çështje tjetër. Palmer mbështet idenë e pranimit të Kosovës dhe nuk kemi çka të kontestojmë. Ne na mbetet të përpiqemi dhe nuk kam ndierë shumë presion, por ajo që do ndodhë me 8 korrik do jetë e rëndë në Bruksel. E dini fuqitë e mëdha nuk ndryshojnë mendimin rreth pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Vuçiq pas takimit me Palmer.
Vuçiq komentoi edhe raportet e Prishtinës me Athinën
“Greqia është vend sovran dhe ne kemi mirënjohës në qëndrimin se nuk do njohin pavarësinë e Kosovës duke bërë hapin e fundit, ata kanë kaluar tri shkallë dhe shpresojmë të mos e bëjnë të fundit, unë i besoj miqve grek. Gjërat nuk kanë ndryshuar me flamuj, në takime nuk pati flamuj”, tha ai.
Media kroate: Hapja e zyrës është porosi e qartë për Beogradin
“Greqia dhe disa shtete të BE-së ende nuk e kanë pranuar Kosovën, po hapja e zyrës për bashkëpunim konsiderohet porosi e qartë Beogradit. Megjithatë mund të pritet që në të ardhmen të nisin edhe bisedimet serioze për statusin e ardhshëm të Kosovës” shkruan portali kroat “Veçernji”.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…