Drenas: Dy vajza mbyllen në një banesë, u rrahën dhe u maltretuan nga dy meshkuj

Dy vajza janë mbyllur në një banesë në Drenas pa dëshirën e tyre.

Siç njofton policia,  dy viktimat femra kosovare kanë raportuar se, derisa kanë qenë në shoqëri me dy meshkuj kosovar, të njëjtit i kanë dërguar në një banesë dhe i kane mbyllur kundër dëshirës së tyre.

Viktimat femra poashtu janë maltretuar dhe sulmuar fizikisht.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat kanë pranuar tretman mjekësor.

Njoftimi i Policisë:

PRIVIM I KUNDËRLIGJSHËM NGA LIRIA/LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Gllogoc, 09.12.2022-20:00. Dy viktimat femra kosovare, kanë raportuar se, derisa kanë qenë në shoqëri me dy meshkuj kosovar, të njëjtit i kanë dërguar në një banesë , dhe i kane mbyllur kundër dëshirës së tyre dhe i kanë sulmuar fizikisht. Të njëjtit me pas me veture viktimat i kanë dërguar edhe në një shtëpi i kanë maltretuar dhe u kanë dëmtuar telefonin. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat kanë pranuar tretman mjekësor.