SPORT

Drenica shkarkon trajnerin Bylbyl Sokoli, pasi ky i fundit aderoi në Vetëvendosje si kandidat për deputet

FC Drenica ka vendosur ta lirojë nga pozita e trajnerit Bylbyl Sokolin.

Shkak për këtë sipas njoftimit nga klubi u bë angazhimi i Sokolit në politikë, shkruan Gazeta Express.

E FC Drenica në njoftim tha se për ta ruajtur paanësinë si klub, kanë vendosur ta lirojnë nga detyra e trajnerit Sokolin.

Njoftimi i plotë i klubit, pa ndërhyrje:

Lirimi nga Detyra i Trajnerit të Klubit Futbollistik Drenica

Të nderuar qytetarë dhe tifozë të Klubit Futbollistik Drenica,

Me anë të këtij njoftimi, dëshirojmë t’ju informojmë se, më datë 11.12.2024, trajneri i Klubit Futbollistik Drenica, z. Bylbyl Sokoli, është liruar nga detyra. Ky vendim është marrë pas njoftimit të z. Sokoli, i cili ka vendosur të angazhohet në garën politike.

Vendimi është rezultat i angazhimit të klubit për të ruajtur paanësinë dhe për të shmangur çdo ndikim të mundshëm politik në aktivitetet tona sportive. Klubi Futbollistik Drenica mbetet i vendosur që sporti të qëndrojë i ndarë nga politika ditore, dhe ky hap vjen në përputhje me parimet tona.

Ne duam të falënderojmë z. Sokoli për përkushtimin e tij dhe për sukseset që ka arritur gjatë periudhës së bashkëpunimit.

Në ditët dhe javët në vijim, Klubi Futbollistik Drenica do të njoftojë për emrin e trajnerit të ri, i cili do të vazhdojë udhëheqjen e ekipit në rrugëtimin drejt titullit të kampionit të Ligës së Parë.

Faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj të vazhdueshëm!


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago