Dua Lipa është rikthyer në Shqipëri pas koncertit që mbajti në Budapest. 10 ditë para nisjes së festivalit “Sunny Hill”, këngëtarja po pushon në jug të vendit dhe nga atje ka postuar disa foto.
Dua shfaqet si gjithmonë elegante dhe e veshur me shumë stil teksa me përshkrimin që i ka bërë fotos bën të qartë për fansat e saj të huaj se është shqiptare.
“Vajzë shqiptare në Shqipëri”, shkruan Dua Lipa.
Pritet që këngëtarja të performojë në natën e parë të “Sunny Hill”, ku do të këndojnë edhe artistë me famë botërore. Në mesin e artistëve që janë konfirmuar deri më tani, janë dy artistët e famshëm italianë Fedez dhe Tananai. Do të këndojë gjithashtu reperi me origjinë shqiptare, Action Bronson si dhe britaniku Stormzy. Nga artistët shqiptarë është konfirmuar Dafina Zeqiri, Elgit Doda, Dren Abazi dhe Dj Regard.