LAJME

Letrat anonime që çuan në pushkatimin e inxhinierëve të naftës, Autoriteti i Dosjeve deklasifikon dokumentet

Autoriteti i Dosjeve ka deklasifikuar për publikun dhe studiuesit disa dokumente të tjera të ish-sigurimit të Shtetit, të cilat kanë të bëjnë me degën e Sigurimit në Sektorin e Naftës.

Dokumentet ofrojnë detaje mbi ngjarjet që kanë ardhur menjëherë pas arrestimeve, dënimeve me burg dhe pushkatim të disa të inxhinierëve nga pushteti komunist.

“Arrestimet e pjesës më të madhe të inxhinierëve të naftës u kryen më 25 mars 1975 dhe pas disa muajsh hetuesi, mes trysnisë dhe torturave, u dënuan ne vitin 1976 inxhinierët Filip Nashi, Beqir Alia, Koço Plaku, Protoko Murati, Milto Gjikopulli, Dhimitër Stefa, Jani Konomi dhe Nuredin Skrapari.

Ata u akuzuan si sabotatorë të pushtetit, për agjitacion e propagandë dhe shkatërrim të pronës së përbashkët publike. Sipas dokumenteve dhe dëshmive të të mbijetuarve të kohës, procesi u nxit nga disa letra anonim, u pasua me mbledhjet e Byrosë Politike dhe punës manipuluese nga ana e Sigurimit të Shtetit.

Inxhinierët Koço Plaku dhe Milto Gjikopullin u dënuan me vdekje dhe u pushkatuan, ndërsa trupi i Koço Plakut është ende i zhdukur”, shkruhet në njoftimin e Autoritetit të Dosjeve.

Sipas AIDSSH, në dokumente jepen detaje për analizën vjetore të punës në sektorin e sigurimit të naftës në atë kohë, planin e masave agjenturore operative, informacion mbi avaritë e ndodhura në punën e kërkimit për naftë etj…


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

6 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

10 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

10 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

17 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

19 orë ago