LAJME

Dua Lipa entuziazmon kroatët në koncert, “shpërthejnë” mediat serbe

“Hajde njerëz” ka qenë thirrja që këngëtarja me prejardhje nga Kosova Dua Lipa ka përdorur në gjuhën serbokroate për të entuziazmuar turmën në koncertin në Pulë të Kroacisë të dielën. Lajmi mori dhenë në rajon. Në Kroaci mediumet raportuan për anët pozitive të performancës dhe atmosferës, ndërsa në Serbi reaguan ashpër.

“Dua Lipa emocionoi kroatët me një thirrje në koncertin e së dielës në Pulë, dhe pamjet vazhdojnë të shpërndahen në rrjete sociale. ‘Hajde njerëz’ ka bërtitur këngëtarja britanike me prejardhje shqiptare në mes të performancës së këngës ‘Be the One’, me të cilën u bë e famshme në fillim të karrierës”, ka shkruar mediumi i njohur kroat “index.hr”.

Videon e këtij momenti e ka publikuar “Rovinj FM”. Pamjet janë bërë virale në Kroaci dhe në Serbi. Madje Lipa i ka përshëndetur në kroatisht adhuruesit edhe në fillim të koncertit.

Për dallim nga Kroacia, në mediat në Serbi është shkruar me gjuhë urrejtjeje për këtë koncert.

“Këngëtarja më e urryer shqiptare ka folur në serbisht! Kaos në koncertin në Kroaci…” ka qenë titulli që është përdorur nga mediumi serb “alo”.

E “telegrafi” serb ka shkruar se “këngëtarja me origjinë nga Kosova, që urren Serbinë, ka performuar në Kroaci dhe iu adresua audiencës në gjuhën tonë”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

16 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

18 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

19 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

21 orë ago