POLITIKE

Dua Lipa nderohet në Uashington për kontributin e dhënë për Kosovën

Këshilli i Atlantikut e ka nderuar Dua Lipën me Çmimin e Udhëheqjes së Dalluar, gjatë një ceremonie të mbajtur më 10 nëntor me motivacionin se e ka shfrytëzuar ndikimin e saj si yll muzike, për të ndihmuar e Kosovës nga varfëria e pasluftës dhe për t’i dhënë një brezi të tërë “dhuratën e shpresës”.

Në Washington, organizata joqeveritare amerikane i ka vlerësuar individët që kanë qenë shembull “për të formësuar së bashku të ardhmen globale në fusha të ndryshme”.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Lipa tha se shpreson që Kosova të marrë vendin që i takon brenda Bashkimit Evropian.

“A nuk do të ishte e përshtatshme që Kosova të merrte vendin e saj në këtë bashkim paqësor, të lulëzonte ekonomikisht bashkë me fqinjët tanë, dhe të shërojë të lënduarit e konfliktit? Me këtë vision në mendje, unë e pranoj këtë çmim për të gjithë të rinjtë e Kosovës”, tha këngëtarja Dua Lipa.

Këshilli i Atlantikut e ka parë të rëndësishme të nderohen “ata që kanë ndihmuar në fuqizimin e përparimit dhe që janë përpjekur të sjellin stabilitet në këto kohë të vështira”, kur rimëkëmbja nga pandemia s’ka qenë e njëjtë në çdo vend, dhe teksa demokracitë në mbarë botën kanë shënuar, krah sukseseve, edhe regrese.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeshefi ekzekutiv i kompanisë Pfizer, Albert Bourla; si dhe bashkëthemeluesit e firmës BioNTech, Ozlem Tureci dhe Ugur Sahin, janë individët e tjerë që Këshilli i Atlantikut i ka vlerësuar të mërkurën, krahas Lipës.

Dula Lipa para të pranishmëve kërkoi liberalizim të vizave për Kosovën.

“Pasi i përmbushëm të gjitha kriteret, Komisioni Evropian rekomandoi liberalizimin e vizave për Kosovën, më shumë se tre vjet më parë. Prandaj, a mund të bëhet kjo tani?”, ka pyetur këngëtarja.

Çmimin e ndarë për Lipën, megjithatë, e ka pranuar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me kërkesë nga këngëtarja. E para e shtetit e ka falënderuar muzikanten “nga thellësia e zemrës për nderin e pranimit të çmimit në emër të popullit të Kosovës”.

Osmani ka thënë se Lipa është “ambasadorja më e mirë që një vend mund ta ëndërrojë”.

Lipa është vlerësuar nga Këshilli i Atlantikut për “përpjekjet e saj për ta ndihmuar Kosovën nëpërmjet Fondacionit të saj Sunny Hill, i cili synon të përmirësojë cilësinë e jetës në shtetin e ri”.

Organizata ka theksuar se këngëtarja e lindur në Britaninë e Madhe “e ka paraqitur vendlindjen e prindërve të saj si një qendër kulturore në lulëzim, përplot kreativitet”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

30 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

48 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

14 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago