POLITIKE

Duda shkon në opozitë: Kurtin më ofroi post, por s’ishte mjaftueshëm për ta votuar tani

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka konfirmuar se do të qëndrojë në opozitë, duke theksuar se vota e saj nuk është vendimtare për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit apo formimin e Qeverisë së re.

Ajo tha se vendimi është marrë nga kryesia e subjektit që përfaqëson dhe nuk pret ndonjë ndryshim.
“Edhe nëse qëndroj në opozitë, nuk ndryshon asgjë. Jam e bindur që Vetëvendosje do të gjejë zgjidhje,” deklaroi Balje.

Ajo shtoi se ka pasur vetëm një takim me kryeministrin Kurti – së bashku me Emilja Rexhepin – ku i ishte ofruar një pozitë ministrore, por sipas saj, kërkesat nuk kishin të bënin me poste qeveritare.

“Unë kam marrë pjesë vetëm në një takim me kryeministrin, së bashku me Emilja Rexhepin. Në atë takim më është bërë propozimi për ministre, por nuk kemi pasur më takime të tjera. Kërkesa ime nuk ka qenë për post, por për fillimin e procesit për krijimin e një komune me shumicë boshnjake në Kosovë,” theksoi Balje.

Ajo shtoi se është e vetëdijshme që formimi i një komune të re është proces i gjatë dhe i ndërlikuar, dhe sipas saj, Kurti është shumë kundër kësaj ideje.

“E di që formimi i komunës është një proces që mund të zgjasë 4 deri në 5 vjet. Nga ajo që kam kuptuar nga kryeministri, ai është shumë kundër kësaj ideje. Votimi në Kuvend është faza e fundit, dhe edhe nëse nuk kalon, është në rregull. Unë nuk mund të ushtroj presion për vota,” shtoi ajo.

Balje përfundoi duke thënë se gjatë mandatit të saj të kaluar ka pasur bashkëpunim të kufizuar me Lëvizjen Vetëvendosje, duke përmendur se në katër vitet e fundit ka pasur vetëm një zëvendësministër dhe dy këshilltarë nga komuniteti që ajo përfaqëson.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

3 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

5 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

19 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

22 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

22 orë ago