LAJME

“Duhej të udhëtoja në vagonin e dytë, por shoqja më tha të hipja në të fundit”, dëshmia e studentes që shpëtoi nga përplasja e trenave

Nxitja e shoqes i shpëtoi jetën Agni Titeli, studentes greke e cila ishte pasagjere në vagonin e fundit të trenit që u përplas në Tempi në Greqi.

Studentja hipi në tren nga Athina për të shkuar në Selanik. Siç tregon ajo, fillimisht do të hipte në vagonin e dytë, por shoqja i kishte thënë që të ‘ulej tek i fundit, pasi kishte një parandjenjë të keqe’.

“Zakonisht ulem përpara dhe për herë të parë ulem në fund, ndihem jashtëzakonisht me fat, si fëmijët që shpëtuan, është fat, nuk mund ta përshkruaj ndryshe”, thotë vajza.

“Nuk mund ta imagjinoj se çfarë kanë kaluar ato që ishin në vagonin e parë. Më në fund treni ndaloi, panik, tym, edhe në vagonin e shtatë kishte tym, mbante erë djegie dhe të gjithë na bërtisnin të dilnim” , shton ajo.

“Kur dola isha në një tunel, dera u hap dhe dola nga paniku, na trembën sepse na tregonin për rrezikun e një shpërthimi. Unë dal jashtë, e nxirë, nuk e kisha idenë se çfarë kishte ndodhur, thjesht menduam se treni kishte dalë nga shinat.

Nuk mund t’i përshkruaj britmat e njerëzve, bërtisnin se po digjen, shkova atje pashë shumë zjarr, na thoshin të largoheshim dhe unë u largova nga ana tjetër”.

“Policia erdhi menjëherë, shumë shpejt, pastaj zjarrfikësja dhe ambulanca, u nisëm me autobusë në orën 2. Mendova se mund të vdisja, mora babin, pata sulme paniku. Nuk kam fjalë për djemtë që na ndihmuan”.

E reja tha se nuk e di nëse do të mund të hipë sërish në tren, duke shtuar se e ka të vështirë të qëndrojë më vetëm.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…

3 orë ago
  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

13 orë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

20 orë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

1 ditë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

1 ditë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

2 ditë ago