POLITIKE

Duhet të bëjmë diçka të ngjashme si në Kosovë, thotë presidenti finlandez për Ukrainën

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, ka deklaruar të dielën se sa i përket Ukrainës dhe bisedimeve të paqes për t’i dhënë fund luftës atje, do të ishte e rrugës të bëhej një zgjidhje si në Kosovë.

Duke folur në ditën e tretë dhe të fundit të Konferencës vjetore të Sigurisë në Munih, Stubb është shprehur se Evropa duhet të ketë një të dërguar special për Ukrainën, ngjashëm si Marti Ahtisaari për Kosovën.

Deklarata e tij erdhi pasi i dërguari i Trumpit për Ukrainën, Keith Kellogg ka thënë se Evropa nuk do të ketë një vend në tryezë për bisedimet e paqes, raporton The Guardian.

“Nëse mund të hedh lirshëm një ide, nëse ka një tryezë bisedimesh, mendoj se ne duhet të bëjmë diçka të ngjashme që u bë në Kosovë”, ka thënë Stubb duke iu referuar diplomacisë që ndihmoi në përfundimin e goditjes ushtarake të Serbisë në vitet 1998-99 në Kosovë.

“Evropa duhet të ketë një të dërguar special si Martti Ahtisaari (për Kosovën), dhe më pas një zëvendës të dërguar që është në nivelin e Kellogg…, dhe në këtë kuptim, ne kemi një lloj prezence në lojë”, ka shtuar ai.

Konferenca vjetore e Sigurisë në Mynih (MSC), e cila do të mbahet mend për fjalimin e së premtes nga zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, në të cilin ai akuzoi liderët evropianë për shtypjen e fjalës së lirë, dështimin për të ndalur migrimin e paligjshëm dhe ikjen nga besimet e vërteta të votuesve.

E gjithë kjo erdhi në fund të një jave që i bëri liderët evropianë të ndiheshin të mënjanuar nga negociatat për luftën në Ukrainë dhe nën presion edhe më të madh se më parë për të rritur shpenzimet e brendshme të mbrojtjes pasi administrata Trump e bëri të qartë se Evropës do t’i duhet të sigurojë “pjesën dërrmuese” të ndihmës ushtarake të ardhshme për Kievin.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

2 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

5 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

7 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

22 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

1 ditë ago