POLITIKE

“Duhet t’i kërkoj falje edhe gruas së tij” – reagon shefja e deputetëve të VV-së për gjuhën fyese të zv/drejtorit të RTK-së

Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të Vetëvendosje, ka reaguar për gjuhën fyese që e ka përdorur zëvendës drejtori i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Mentor Shala ndaj deputetes së VV-së, Doarsa Kica-Xhelili.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Kusari-Lila ka thënë se Shala përvec që duhet t’i kërkoj falje të gjitha grave, duhet t’i kërkoj falje edhe gruas së tij.

“z. Shala jo vetëm që duhet të tërhiqet dhe kërkoj falje për këtë deklaratë ndaj znj. Xhelili, por ai duhet të ju kërkoj falje të gjitha grave dhe vajzave të cilat punojnë sot në RTK të cilat ky i ofendoi me postimin e tij, përfshirë edhe bashkëshorten e tij, e cila është njëherësh është edhe kolegia e tij në RTK”, ka shkruar Kusari-Lila.

Tutje shefja e deputetëve të VV-së ka thënë se: “Asnjë ofendim dhe gjuhë fyerse nuk mund të ndalë reformën në vend. Asnjë linçim dhe intimidim, nuk e zbraps vullnetin për të vazhduar proceset përparuese, në të kundërten, në këto situata, ne vetëm e kuptojmë se sa e domosdoshme dhe sa e vonuar është reforma për vendin. Ata të cilët refuzojnë ta kuptojnë këtë, do të mbesin të dëshpëruar dhe turpëruar për veten e vet”.

“Postimi i zv/drejtorit të RTK-së Mentor Shala dhe gjuha ofenduese e mizogjene e përdorur ndaj Kryetares së Komisionit për Media, deputetes Doarsa Kica – Xhelili, tregon nivelin e katandisjes së një individi i cili problemet dhe dështimet profesionale mundohet ti mbulojë me fyrje e intimidim personal ndaj një personaliteti publik”, ka thënë Kusari-Lila.

Ndër tjera gjuhën që e ka ëprdorur Shala, Kusari-Lila ka thënë se gjuha që e ka përdorur është totalisht e papranueshme.

“Si shefe e grupit parlamentar të LVV, si grua dhe vendimarrëse, e konsideroj jo vetëm të ulët dhe totalisht të papranueshmë këtë gjuhë, por edhe me pasoja për mënyrën se si vazhdojnë të trajtohen gratë në jetën publike me përgjegjësi në vendimarrjen politike”, ka shkruar Kusari Lila.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

9 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

19 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

23 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

23 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago