POLITIKE

Vjosa Osmani përplaset me Borrell për vaksinat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur e pakënaqur me shpërndarjen e vaksinave anti COVID-19.

Ajo ka pasur një përplasje me Komisionarin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, gjatë Forumit të Diplomacisë në Antalia të Turqisë.

“Nuk e shoh si momentin e duhur për të drejtuar gishtin drejt njëri-tjetrit, përkundrazi, që së pari të jemi falënderues për mbështetjen që kemi marrë dhe së dyti t’i trajtojmë sfidat që i kemi kaluar. Zotëri Borrell e përmendi iniciativën e COVAX nga e cila ka përfituar edhe Kosova. Por ndërkohë që përfitonim e kemi parë se jo secilën herë shpërndarja ka qenë e barabartë”, është shprehur Osmani.

“Prandaj mendoj se është shumë e rëndësishme që kriteret e rëndësishme të respektohen për çdo herë dhe jo nganjëherë. Prandaj mësimet që kemi nxjerrë nga kjo situatë tejet e vështirë për gjithë botën, është se pjesa e botës që është shumë e fuqishme mund të na ndihmojë ne vendeve që nuk jemi edhe aq të forta dhe që barazia dhe mbështetja e drejtë është tepër e rëndësishme. Ata që kanë nevojë për më tepër ndihmë duhet ta pranojnë atë dhe kur flasim për atë se ne nuk mund të jemi të sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt. Duhet ta kemi parasysh se kjo duhet të shërbejë edhe për fushat tjera”.

Më këtë ka replikuar Borrell, ku ka thënë se nuk kanë ndërhyrë në mënyrën se si COVAX i ka shpërndarë vaksinat.

“Dikush po fliste për drejtësi dhe që COVAX nuk është treguar gjithnjë i drejtë. A e dini çfarë? Ajo që ne në Evropë kemi bërë, është që kemi krijuar bazën për kriteret e shpërndarjes së vaksinave vetëm nga burimet tona, pra ne i kemi dhënë para COVAX-it por nuk kemi ndërhyrë në mënyrën se si COVAX e ka bërë shpërndarjen e vaksinave sepse ky program funksionin i pavarur në bazë të kritereve të IOM dhe GAVI”.

Gjatë debatit, Osmani është pyetur se si e sheh një bashkëpunim më të madh ndërkombëtar për të ecur përpara.

“Absolutisht, por duhet të fillojë me respekt të ndërsjellë, sepse vetëm për faktin se disa vende janë më të vogla, nuk do të thotë se ato nuk kanë të drejtë ta flasin të vërtetën, sikur që bëra unë më herët kur po flisja për pabarazinë në shpërndarjen e vaksinave, sepse nëse nuk e nxjerrim në pah gabimin ne nuk mund ta rregullojmë atë”.

“Është shumë e rëndësishme që ne të flasim për secilin vend që është prekur nga pandemia dhe s’ka asnjë që nuk është prekur, dhe për këtë arsye kur e përmendi faktin që disa kritere nuk janë përmbushur apo nuk janë respektuar kjo nuk ka të bëjë asgjë me ata që e financuan, përkundrazi, mendoj se isha shumë e qartë që secili vend është falënderues për ndihmën e pranuar por kjo nuk do të thotë që ne duhet ta pranojmë ndihmën dhe ta mbyllim gojën. Do të thotë që ne duhet ta pranojmë ndihmën dhe të flasim se si t’i zgjidhim këto probleme për të ardhmen dhe secili vend, pavarësisht sa i vogël është mund t’i kontribuojë kësaj”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

8 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

18 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

21 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

22 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago