Babai i këngëtares Dua Lipa, Dukagjin Lipa, gjatë këtyre ditëve në Washington DC është takuar edhe me gjeneralin e NATO-s, Wesley Clark.
Me këtë të fundit ka ndarë edhe një fotografi në profilin e tij zyrtar në Instagram, derisa thekson se ishte një nder dhe kënaqësi e madhe që ta takonte.
Ish-frontmeni i grupit “ODA” madje shton se i është shumë mirënjohës për ndalimin e gjenocidit në Kosovë.
“Kishim nderin dhe një kënaqësi të pamasë të takoja mikun dhe heroin tonë të përjetshëm Gjeneralin Wesley Clark, Komandantin Suprem të Aleatëve”.
“Faleminderit që besoni në njerëzimin, dhe duke qenë instrumental në ndalimin e gjenocidit që po ndodhte në Kosovë. Ne u jemi përgjithmonë mirënjohës dhe përgjithmonë në borxh”, ka thënë më tej Lipa.
Dukagjini ndërkohë së bashku me familjen e tij ditë më parë u takuan edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin si dhe protagonistet e filmit “Zgjoi”, që kishte premierën në kinematë amerikane.
Në dedikimet që bënë më pas, inkurajuan ndjekësit që ta shohin patjetër filmin duke qenë se trajton një histori të vërtetë që tregon se sa të forta janë nënat, gratë dhe vajzat tona.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…