Duken si njerëz të menduar, dragonj, engjëj… por fshehin vetëm mrekullinë e pemëve

Natyra nuk fsheh kurrë mrekullitë e saj. Të ndihmuara nga fantazia, nga një dritëhije e veçantë, nga frika ose besimet tona, konturet e disa pemëve anonime mund të shndërrohen në qenie mitologjike, figura njerëzish ose kafshësh, me një ngjashmëri mbresëlënëse.

Pamjet nga e gjithë bota tregojnë një pemë ulliri që ngjan me statujën e njeriut që mendon, një trung i shndërruar në një fëmijë që përqafon të ëmën, madje edhe prerja e një peme kthehet në mistike nga forma e një engjëlli shpresëdhënës.

Florida, prerja e një peme shndërrohet në një engjëll
Një pemë ulliri në Itali duket si një njeri i menduar
Ky trung po qesh apo qan?
Kurse ky trung tregon qartazi trishtimin e tij
Një djall i zi, në mes të xhunglës
Një buf del nga një trung
Kush nuk arrin të shohë një dragua?
Hëna duket ushqimi i preferuar i asaj peme
Trungu-bebe, përqafon pemën-mama