Në 24-vjeorin e rënies së Fehmi e Xhevë Lladrovcit, në emisionin “Frontal” të T7, të ftuar kanë qenë bashkëluftëtarët e Fehmi Lladrovcit – Sabit Lladrovci dhe Ferki Karaxha.
Ndër të tjerash, Sabit Lladrovci, ka treguar se si është shpëtuar nga komandanti Adem Jashari.
“Së pari jemi ballafaquar, kemi qenë Musë Jashari, Rasim Kiçina, Jahir Hajdari dhe unë te gjashtë lisat e Likoshanit të Qirezit. Aty kam marrë plagë, falë zotit dhe Rasim Kicina më ka tërheq e kemi shku në Kozhicë. Musë Jashari ka rënë në kontakt me Adem Jasharin, i ka tregu ‘e kemi një ushtar të plagosur po s është shumë rëndë’. Përmes radiolidhjes, Sabit Geci ka dëgju dhe ka ardhë, na ka marrë. Duke shkuar në rrugën Kozhicë- Baks, na ka rrok helikopteri, na ka ndjek katër kilometra dhe kam marrë plagë. Kemi qenë tre persona në kerr dhe tretë kemi marrë plagë, por kemi shpëtuar. 111 vrima e kanë marrë kerrin dhe na ka gju me zolë, na hupi drejtimi mbi automjetit dhe i ramë murit të shtëpisë… U kthye helikopteri me na marrë, në atë moment ka ardhë Adem Jashari dhe na ka shpëtu, na ka hjek helikopterin preje kreje edhe na ka thënë fjaltë e Adem Jasharit ‘urime plagët e lirisë’ dhe na ka kap përqafe të treve”, tha ai.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…