Ani pse më shumë se dy dekada pas përfundimit të luftës, plagët janë ende të hapura, për ata që humbën më të dashurit e tyre, por kujtimet dhe krenaria nuk mungojnë asnjëherë.
Ta falësh gjakun për lirinë e brezave të rinj është vepra më humane dhe më e shenjtë që mund të bësh.
Edhe familja Ahmetaj nga Rezalla e Skenderajt, ia fali tokës së Kosovës dy më të shtrenjtit e tyre.
I rritur me trimëritë e Azem e Shote Galicës, Ahmet Delisë e Sylë Rezallës, Malush Ahmetaj ishte i etur për liri. Ai bashkë me djalin e tij, Bahriun, morën armët dhe iu bashkuan UÇK-së.
Derisa, vet Malushi nuk arriti t’i shpëtoi dorës gjakatare, duke rënë heroikisht në malet e Drenicës në pozicionin luftarak, ku o godit për vdekje nga një minahedhës, ishte vet djali i tij, Bahriu që me shokët e tij tërhoqën trupin e tij, duke hapur një varr, kufoma e të cilit qëndroi aty deri në mbarimin e luftës.
E, sot Bahriu bashkë me vëllain e tij Besnikun, shpesh e vizitojnë atë vend, ku babai i tyre vdiq në altarin e lirisë, ballë për ballë duke luftuar me armikun.
Ndërsa, dy djemtë e ish- komandatit të UÇK-së, shkruajnë përbri një fotografie.
“Vendi ku Qendroi Heroikisht deri ne Altarin e Liris edhe Fitoj shum Beteja si dhe ketu Dha Frymen e Fundit por e Fitoi Pavdeksin kurse ne si te bit e tij e ndjejm mungesen e ti te Fresket por jemi Shumë Krenar”.
Por, Besniku dhe Bahriu përveç babait, tokës së Kosovës ia falën edhe gjakun e njomë të vëllait të tyre nëntëvjeçar Leotrimit.
Kujtojmë, që pikërisht shkolla e fshatit Rezallë mbanë me krenari emrin e Malush Ahmetaj.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…