POLITIKE

Dy ministrat e Listës Serbe në Qeverinë Kurti marrin detyrën: Do të punojmë në interes të serbëve

Në mesin e 15 ministrave në Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, janë edhe ata të Listës Serbe, Dalibor Jevtic  në krye të Ministrisë për Komunitete e Kthim dhe Ivan Milojevic që do të udhëheqë Ministrinë për Zhvillim Rajonal. Këta të dy dje janë zotuar se do të punojnë në interesa të serbëve dhe atyre që i votuan, shkruan Gazeta Metro.

Detyrën dje e morën edhe dy ministra të Listës Serbe, ndonëse Albin Kurti i VV’së gjatë gjithë fushatës por edhe pas fitores, premtoi se Qeveria e tij nuk do të ketë asnjë të tillë.

Ministria për Komunitete dhe Kthim tashmë do të drejtohet nga Dalibor Jevtic, ndërsa ajo e Zhvillimit Rajonal nga Ivan Milojevic, të dy këta anëtarë të Listës Serbe.

Pasi pranuan detyrën, të dy ministrat u shprehën se do të punojnë në interes të serbëve dhe të një jetese sa më të mirë për ta, shkruan Gazeta Metro.

“Do punojmë në interes të atyre që votuan për Listën Serbe. Do të luftojmë që serbve t’u bëjmë një jetesë sa më  të mirë, më të lehtë dhe do t’u përmirësojmë ata. Nuk jemi në koalicion me VV’në, por kemi marrë shumicën e votave”, është thënë nga kjo parti, pasi zyrtarët e saj pranuan detyrat.

Kush janë Dalibor Jevtic dhe Ivan Milojevic?

Dalibor Jevtic, anëtari ‘besnik’ i Listës Serbe më herët kishte qenë Ministër për Zhvillim Rajonal. Ai tashmë është i njohur në skenën politike kosovare.

Ministrinë që e drejtonte dikur Jevtic, tashmë  do të drejtohet nga një bashkëpartiak i tij, e që është Ivan Milojevic.

Ministri i ri për të cilin dihet pak, e që është ‘fantazmë’ edhe nëpër rrjete sociale, ka punuar edhe më herët nëpër Institucione të Republikës së Kosovës.

Ivan Milojevic për disa vite ka qenë i punësuar në Zyrën për Çështje  të Komuniteteve që i përket asaj të Kryeministrit, atë kohë Ramush Haradinajt, shkruan Gazeta Metro.

Ndryshe, Qeveria Kurti e përbërë nga koalicioni VV-LDK është votuar dje nga deputetët e Kuvendit të Kosovës më 66 vota pro dhe 10 abstenime.

Ky koalicion i ka siguruar secilës parti nga 6 ministri, Vjosa Osmanit të LDK’së postin e Kryeparlamentares, si dhe tre ministri për partitë e komuniteteve pakicë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

I dha fund jetës me fostoksinë, shpallet në kërkim bashkëshorti i 25-vjeçares nga Lezha, në trup pati edhe shenja dhune

Kjo është 25-vjeçarja Xhuana Nikollaj nga Lezha, e cila një ditë më parë ndërroi jetë…

41 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

I vranë bashkëshorten dhe një fëmijë, por Mojtaba Khamenei është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

Në Teheran, situata politike dhe ushtarake mbetet e tensionuar pas sulmit që goditi familjen e…

50 minuta ago
  • KRYESORE

Misteri rreth vdekjes së komandantit famëkeq të grupit Basij që urrehet nga të gjithë iranianët

“Djalli ka vdekur”, me këtë mesazh, kundërshtarët në Iran po përhapin informacionin se personi që…

1 orë ago
  • KRYESORE

Si ndihmoi inteligjenca artificiale ushtrinë amerikane për të goditur 5500 objektiva në Iran? E zbulon komandanti i SHBA

Admirali Brad Cooper, komandant i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), deklaroi se si rezultat i…

13 orë ago
  • LAJME

Arrestohet Gjesti, dyshohet për armëmbajtje pa leje

Këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin…

16 orë ago
  • KRYESORE

Arrestohen në flagrancë dy të dyshuar për fajde në Prizren, publikohet momenti i kapjes së tyre

Policia e Kosovës në një komunikatë të përbashkët me Prokurorinë Themelore të Prizrenit, kanë njoftuar…

18 orë ago