Mbi dy orë ka zgjatur takimi i kryeministrit Kurti me ndërmjetësin evropian në dialog, Miroslav Laçak dhe me këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne.
Pas takimit, Lajçak ka folur për mediat, duke thënë se kishin diskutime të thella dhe të rëndësishme me kryeministrin Kurti për ta çuar përpara këtë proces.
Por, Lajçak ka thënë se nuk mund të japë më shumë detaje.
“Dy orë diskutuam me kryeministrin Kurti për dialogun dhe mënyrat për të sjellë dinamika të reja dhe ta çojmë këtë proces përpara. Ishin diskutime të thella dhe të rëndësishme, por nuk mund të japim më shumë detaje”, tha shkurt Lajçak para mediave.
Përfaqësuesi i Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne, pas Kosovës do të udhëtojnë për vizitë në Serbi, po ditën e sotme.
Ndërmjetësi evropian në dialog, Miroslav Lajçak, bashkë me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar, qëndruan në Kosovë dhe Serbi edhe në fund të gushtit./Reporteri.net
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…