Një ngjarje e rëndë ka tronditur Stambollin në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, ku raportohet se një biznesmen i njohur i zonës ka rënë pre e një atentati, së bashku me gruan e tij.
Mësohet se, Hakan Cengiz së bashku me bashkëshorten po udhëtonin me automjetin e tyre, teksa përbri tyre janë afruar dy persona me motoçikleta, të cilët kanë hapur zjarr, e për pasojë shoferi i tij u qëllua me plumb në kokë.
Fatmirësisht, as biznesmeni dhe as bashkëshortja e tij nuk pësuan lëndime, ndërsa shoferi u dërgua me urgjencë në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore.
Sipas mediave turke, pasi kanë qëlluar katër herë në drejtim të mjetit, autorët janë larguar me shpejtësi mes trafikut të dendur që ishte në zonë në atë moment. Pas të shtënave, mjeti i biznesmenit humbi kontrollin dhe u përplas me një tjetër automjet, e më pas u ndal.
Policia, e cila shkoi në vendin e ngjarjes, kreu shoqërimin e të gjithë dëshmitarëve në vendin e ngjarjes për marrjen në pyetje, ndërsa nisi hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje. Ndërkohë, janë sekuestruar edhe të gjitha kamerat e sigurisë në zonë.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…
Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…
Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…
Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…