Dy valixhe me karamele për fëmijët e prekur nga tërmeti, Bebe Rexha niset drejt vendit tonë

Bebe Rexha po vjen në Shqipëri për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmetet.

Përmes videove në Instagram ajo ka njoftuar sot po udhëton drejt vendit tonë.

Për fëmijët ka bërë gati valixhe me karamele dhe çokollata duke shpresuar që t’ua kthejë sadopak lumturinë e humbur në këto ditë të errëta për ta.

Ajo ka theksuar se do tu vijë në ndihmë të gjithëve me paratë e mbledhura dhe do të sigurohet që të shkojnë në dorë të sigurt.

Do të kontribuojë në çfarë u nevojitet, në ushqime, veshmbathje apo në ndërtimin e banesave.