LAJME

Dy vila në Tiranë me sipërfaqe 898 m2/ GJKKO vendos sekuestrimin e pasurive të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj

Gjykata e Posaçme aprovoi kërkesën e SPAK për sekuestron preventive ndaj dy pasurive që kanë pronare deputeten Monika Kryemadhi dhe nënën e saj Fatime Kryemadhi.

Për shkak të një hetimi pasuror të inicuar nga SPAK për mosjustifikim të të ardhurave, SPAK ka dyshime se gati 846 mijë euro janë të paargumentuara dhe për këtë ka dyshime se është përdorur skema e marrjes së kredisë bankare për të futur në sistem të ardhurat që dyshohen si pastrim parash.

Për këtë dyshim SPAK kërkoi sekuestrim të dy vilave që llogariten me shumën e pajustifikuar që sidoqoftë është ende nën hetim. Vendimi u firmos nga gjyqtari korrupsion Erjon Cela që është i njëjti i cili shpalli masat e sigurisë ndaj ish-presidentit Ilir Meta, bashkëshortes së tij dhe dy shtetasve të tjerë, nën hetim për çështje korrupsioni, pastrim parash dhe mos deklarim pasurie.

Bllokimi i pasurive që do të qëndrojnë nën sekuestro preventive deri në përfundim të hetimit gjyqësor është ekzekutuar nga policia gjyqësore. Pasuritë nën lupë sipas njoftimit të SPAK janë një ndërtesë në Selitë me sipërfaqe 152 metra katrorë në qendrën rezidenciale Kodra e Diellit, nën pronësi të nënës së deputetes.

Pothuajse e njëjta sipërfaqe pasurie, në të njëjtën qendër rezidenciale i është bllokuar si pronë edhe Kryemadhit. Zyrtarisht njoftohet se ngrirja e këtyre pasurive banesë dhe kate nëntokë është njoftuar edhe në regjistrat e agjencisë shtetërore të kadastrës ndërkohë që verdikti i gjykatës bëhet me dije se i është deklaruar edhe pronarëve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

4 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

8 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

10 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago