BREAKING NEWS

Dyshime për spiunazh rus gjatë stërvitjes së NATO-s në Shqipëri

Burime për Euronews Albania, bëjnë të ditur se në kuadër të masave të sigurisë së mbarëvajtjes së stërvitjes “Defender 21” është mbledhur informacion për një qytetar nga Rusia, i cili ka hyrë më 12 maj në pikën e kalimit kufitar në Muriqan dhe pas kontrollit i është gjetur një dron.

Mësohet se Vladislav Cherkasov ka deklaruar se kishte si destinacion qytetin e Durrësit, kohë kjo që përkonte me stërvitjen ushtarake të “Defender 21” dhe pikërisht ky fakt ka shtuar dyshimet për ardhjen e tij në Shqipëri.

Ai është një ndër dy qytetarët rusë që kanë hyrë në Shqipëri, ndërsa Prokuroria e Tiranës e ka vënë nën hetim si të dyshuar për spiunazh.

Euronews Albania mëson se 47-vjeçari Cherkasov u largua nga vendi ynë tri ditë pasi mbërriti në qytetin e Durrësit.

Trupat e mbërritura nga 26 shtete, nën drejtimin e amerikanëve zhvilluan operacione stërvitore në portin e Durrësit, bazën ajrore të Kuçovës, Berat, Zall-herr, Bizë, Pashaliman dhe bazën ajrore të Farkës.

Stërvitja e “Defender 21” kishte natyrë mbrojtëse dhe përqendrohej në parandalimin e agresioneve ndërsa përgatiti forcat tona për t’iu përgjigjur krizave nëse është e nevojshme.

Këtë vit, fokusi i “Defender Europe 21” ishte të krijonte gatishmërinë operacionale dhe ndërveprimin me NATO-n dhe një numër më të madh të aleatëve dhe partnerëve në një zonë më të gjerë operacionesh.

Shqipëria ishte një ndër 16 shtetet ku u zhvillua stërvitja ushtarake shumëkombëshe “Defender 21”. Vendi ynë u përzgjodh si shtete e tjera për shkak të vendndodhjes së saj strategjike dhe faktit se ka qenë një partner i vlefshëm për SHBA prej vitesh.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

47 minuta ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

1 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

3 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

5 orë ago