Kamioni në të cilin u sekuestrua sot 324 kilogramë kokainë ka hyrë në Shqipëri përmes pikës së kalimit kufitar në Qafë-Thanë.
Mediat shkruajnë se në këtë pikë doganore ka rezultuar i pastër dhe dyshohet se droga është mbushur në Shqipëri.
Të njëjtat burime thanë se kamioni ka qëndruar dy ditë në Tiranë. Këtë të premte i është drejtuar portit të Durrësit me destinacion Italinë.