KRYESORE

Kriza politke në Mal të Zi/ Partia Serbe: Krivokapiç nuk ka më mbështetjen e Kishës

Një nga drejtuesit e Frontit Demokratik, Andrija Mandiq, tha se Kryeministri Zdravko Krivokapiq nuk ka më mbështetjen e Kishës Ortodokse Serbe, e cila e propozoi atë për atë pozitë.

Mandiq vlerësoi se Krivokapiq, Dritan Abazoviq, Aleksa Beçiq dhe Millo Gjukanoviq natën e kaluar miratuan një rezolutë anti-serbe mbi gjenocidin në Srebrenicë, e cila popullin serb e shpalli gjenocidal.

Mandiq shtoi se Fronti Demokratik do të rishikojë tërësisht situatën në organet partiake, dhe në bisedime me partnerët, do të vendosë për harmonizimin e politikës që do të mbrojë në lidhje me “ndryshimet e nevojshme” dhe vlerësimin nëse ata kanë apo jo partner në të ardhmen.

Krivokapiq akuzon partinë serbe FD – Po bashkëpunojnë me PDS për të rrëzuar Qeverinë

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq akuzoi Frontin Demokratik (DF) se kanë dakordim më drejtpërdrejt me PDS dhe ish-partnerët e saj të koalicionit për të përmbysur Qeverinë dhe Kuvendin e Malit të Zi.

“Unë jam i detyruar t’u them qytetarëve të Malit të Zi të vërtetën e plotë për atë që ndodhi dhe po ndodh prapa skenave të sulmit të Frontit Demokratik ndaj Qeverisë së Malit të Zi: FD së bashku me PDS dhe ish partnerët e saj të koalicionit në mënyrë të drejtpërdrejtë po bien dakord për të rrëzuar Qeverinë dhe Kuvendin e Malit të Zi, me synimin për të thirrur zgjedhje të reja parlamentare, “shkroi Krivokapiq. Ai tha se qytetarët duhet të “njihen hapur me lojën që hidhet në media dhe e cila do të aktualizohet edhe më tepër në ditët në vijim”. “Të jeni të sigurtë se të gjithë në Mal të Zi dhe shumicën parlamentare që FD akuzon për tradhti, janë gati që me jetën e tyre të mbrojnë fitoren tonë dhe tuajën të arriturë në zgjedhjet e gushtit. Fronti Demokratik tani është bërë publikisht pjesë e shumicës parlamentare me Partinë Demokratike të Socialistëve. “, deklaroi Krivokapiq.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

13 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

23 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago