12 persona të tjerë të dyshuar si të prekur me koronavirusi raportohen gjatë mbrëmjes së të enjtes në zonën e Shkodrës, pasi kanë bërë testin me tamponë.
Burime nga Shëndeti Publik në Shkodër për A2 bëjnë me dije se personat e prekur nga Covid-19 janë raste kontakti dhe dyshohet se kanë pasur lidhje me dy të infektuar të mëparshëm. Testit iu nënshtruan 15 persona, 12 prej të cilëve rezultuan pozitivë.
Sipas burimeve, disa nga të infektuarit e kanë marrë virusin gjatë një ceremonie mortore në Kiras ndërsa të tjerët në zonën e Dobraçit.
Shifrat e të prekurve të rinj nuk janë ende zyrtare dhe pritet të konfirmohen në konferencën e përditshme për shtyp të Ministrisë së Shëndetësisë.