Një sulm me mjete të blinduara i ushtrisë ruse në qytetin Chasiv Yar në perëndim të Bakhmutit – ka përfunduar me dështim të paparë.
Brigada e 67-të e ushtrisë ukrainase me ndihmën e “syve” të dronit, kanë zbuluar pamje nga sulmi që përfshinte 32 mjete të blinduara dhe tanke që udhëhiqeshin nga parashutistët nga divizioni i forcave ajrore ruse.
Pamjet nga dronit shfaqin kolonën e mjeteve të blinduara që ia kishin mësyrë pozicioneve të ukrainasve, duke mos e ditur se po i priste gracka dhe artileria që ishte në gjendje gatishmërie – duke mos anashkaluar predhat antitank, minat dhe dronët që shkatërruan këtë konvoj dhe i detyroi rusët të tërhiqen.
Madje në një moment ishin bombarduesit rus Su-25 që iu bashkuan sulmit, duke menduar se konvoji me autoblinda dhe tanke ishin të ukrainasve.
Në anën tjetër, nga Kievi bëjnë më dije se në këtë sulm janë shkatërruar 19 automjete ruse dhe dhjetëra ushtarë që humbën jetën si dhe qindra tjerë u plagosën.
Rusët prej kohësh po tentojnë të marrin nën kontroll Chasiv Yarin për shkak të pozitës strategjike, dhe kjo do t’ju jepte përparësi për të sulmuar pjesët tjera të Ukrainës dhe të vëzhgojnë më mirë rajonin e Donetskut. /Telegrafi/
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…