POLITIKE

“E çdo të thotë Sali ziu! Ka kundërshtar Amerikën”/ Avokati shqiptar sulmon Berishën, ka një paralajmërim për të!

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela, ka paralajmëruar Sali Berishën se si kundërshtar e ka Amerikën dhe nuk ka asnjë shpresë përballë tyre.

Ngjela përmes një postimi në Facebook, ia rikujton Berishës përgjigjen e ambasadores amerikan në Shqipëri, Yuri Kim.

“Berisha është person i korruptuar, dhe kjo mjafton për Amerikën”, është shprehur ambasadorja.

Pas kësaj, Ngjela thotë se, “E çdo të thotë Sali ziu! Nuk ka më asnjë shpresë, por mendon se ka përpara Ramiz Alinë”.

Shkrimi i plotë:

Pashë sot takimin e Saliut me fansat e tij në lajme.

U mbars mali dhe polli një mi. Por lindi sërish miu i vjetër, të cilin nuk e pranon mali: domethënë nuk e pranojnë shqiptarët.

Asgjë.

Sali ziu kujton se është në Janarin dhe Shkurtin e vitit 1991, kur ky i mori partinë Gramoz Pashkos, duke gënjyer Meksin, në një kohë kur Saliu nuk e pati dorëzuar ende tesrën e Partisë së Punës.

Por, nuk është sot koha e njëllojtë me atë të vitit 1991. Këta që u dukën sot si përkrahës të Saliut, nuk kanë lidhje me shqiptarët.

Kurse Saliu foli si tridhjetë vjet më parë, dhe i bëri të gjithë për të qeshur.

Po Basha.

Ai ishte krejt i qetë dhe në luftë parlamentare me maxhorancën në seancën e sotme të Kuvendit.

Kurse, edhe ata që ishin në sallë me Saliun, pas dhjetë minutash e kuptuan se Saliu tani është një person i humbur.

Po Saliu?

Saliu do të vijojë, por, me kë, dhe për kë do të flasë?… Ai do të flasë me veten dhe për vete, sigurisht.

Domethënë asgjë.

Por, këtë i tha sot si përgjigje edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim: “Berisha është person i korruptuar, dhe kjo mjafton për Amerikën”.

Po Saliu?

E çdo të thotë Sali ziu! Nuk ka më asnjë shpresë, por mendon se ka përpara Ramiz Alinë.

Jo. Ai tani ka përpara si kundërshtar Amerikën, në një kohë që atëherë, kur qe kundër Ramiz Alisë, ai e kishte me vete.

Domethënë, i bie që Saliu me një grusht njerëzish të panjohur, do të mundë Amerikën në Shqipëri! Por, a e bën dot?

Ja, kjo është pyetja, të cilën ai ose nuk do, ose nuk di ta bëjë…


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

38 minuta ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

17 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

20 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

20 orë ago