“Ne do vijojmë të mirëpresim të gjithë. Kemi ftuar Turqinë, Greqinë, Italinë dhe Hungarinë. Nëse sot nuk ishin Greqia e Italia, ishin për arsye objektive, në Tiranë do i ftojmë përsëri shpresoj të jenë prezentë. Dhe do nisin të duan edhe të tjerë. Mos u cudisni kur ndonjë nga këta të mëdhenjtë të thonë të vijmë edhe ne.” u shpreh Rama.
As presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic nuk e sheh një problem praninë e Turqisë në Ballkanin e Hapur, pasi sic u shpreh “Ne jemi në rrugëtimin europian por nuk do të presim degën ku ulemi vetëm që dikush të na bjerë shpatullave”.
“Kryeministri Rama tha se ftuam 4 ministra të jashtëm nga Greqia, Turqia, Hungaria, Di maio ka dërguar ambasadorin që është me ne, se pse nuk erdhën grekët, është cështje e tyre, por me gjithë vullnetin doja të theksoja tre gjëra:
1. Gjithmonë e nënvlerësojmë veten në ballkan, besoj se jemi qytetarë të dorës së dytë dhe mund të jesh I suksesshëm nëse I bashkohesh dikujt. Për dekada kemi ëndërruar të jemi dikush tjetër më I mirë nga c jemi. Kjo është ideja më e mirë, është ideja jonë nuk erdhi nga qielli. Isha krenar kur fola për panairin e verës.
2. Ka gjithmonë njerëz që gjithmonë do të gjejnë një gabim gjithkund. Dje patëm një ditë shumë të bukur, dhe dje psh ishte problem pse Djokovic ishte në darkë me ne. Duhet të bëjmë gjithcka mos ulim rëndësinë e asaj c’ka bëjmë. Ne I kuptojmë ndryshimet tona, por shohim edhe interesin e përbashkët. Duhen parë gjërat e mira, objektivat tona duhet të jenë paqja stabiliteti e progresi I vendeve tona. Nuk më shqetëson nëse njerëzit e pëlqejnë apo jo.
3. Sa vjet pritën Shqipëria e Maqedonia e Veriut për negociatat. E kundërshtoi Serbia këtë? Jo. Edhe pse jemi më pranë anëtarësimit në BE, a mendoni se takimi sot është më pak i rëndësishëm për mua se një takim në BE? Jo ky është takimi më i rëndësishëm. Pse duhet të prishim miqësinë me Turqinë? Ata kanë qenë aty për ne.
Ne jemi në rrugëtimin europian por nuk do të presim degën ku ulemi vetëm që dikush të na bjerë shpatullave. Detyra jonë është të punojmë, kushdo të na bashkohet është i mirëpritur. Nuk kam asnjë problem me këtë.”- u shpreh Vucic.