FOTO&VIDEO

E dhunuara nga Vukotiq tregon se si ndodhi ngjarja: Kam pritur që dënimi të jetë më i madh

Viktima e dhunës seksuale që kishte autor serbin Zoran Vukotiq ka folur sonte në emisionin ‘Pressing’ në T7.

Ajo ka rrëfyer të gjithë ngjarjen që nga momenti kur e kanë ndarë nga familjarët e deri në momentin kur u dhunua.

“Në orët e hershme të mëngjesit në Vushtrri ka ndoh një ngjarje që e din gjithë bota. Neve na qitën të gjithëve nga shtëpitë ku ishim. Na qitën në një vend të fusghat e varrezave në Vushtrri, thuhet se ishin 22 mijë vetë. Po atë ditë ka ndodh edhe krimi. Na mbajtën aty një kohë, djemtë dhe burrat i ndajtën, i ngarkuan nëpër kamiona dhe i shpërndanë. Mas asaj kohe na drejtuan në një lokal, ku aty na identifikojshin me kartona. Unë kur kam hyrë me marrë atë karton, aty edhe dhunesui më murr dhe më çoi në një vend tjetër. Me burrin jam nda qysh më herët. Edhe s’jam bashku deri mas përfundimit të luftës. Vetëm ky ka marr pjesë në dhunim, por ka qenë edhe një bashkëpunëtor tjetër që ka qenë në dhomë”, tha viktima.

Ajo thotë se bashkëshorti gjithmonë e ka përkrahur atë.

“Përkundrazi kanë qenë lidhjet më të forta me bashkëshortin, gjithmonë ka qenë krahu im “, shtoi ajo.

Ajo thotë se nuk është e kënaqur me dënimin që ka marrë Zoran Vukotiq,.

“Është një lehtësim se kom kërku drejtësi 21 vjet për me ardh deri ktu, nuk jom e knaqne, mirëpo është me rëndësi që se paku ta sheh gjithë bota se kush është autor i krimit. Kam prit që dënimi të jetë më i madh”, thotë viktima, që atëkohë ishte 28-vjeçare.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

“Zverneci po përdoret politikisht”/ Gazetari i “New York Times” në Vlorë: Akuza të pavërteta “nxijnë” Shqipërinë

Në një kohë kur projekti i Zvërnecit ka marrë mbështetjen e shteteve të bashkuara të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

SPAK sekuestron edhe hotelin e famshëm me 5 yje në Jalë

Ky që shihni në foto është hoteli Zig Zag në Jalë, që është sekuestruar sot…

9 orë ago
  • POLITIKE

Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën italiane ‘Vanity Fair’ me gazetaren…

1 ditë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s…

1 ditë ago
  • BREAKING NEWS

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja mes SHBA-së…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Ish-pjesëtari i ISIS-it dënohet për spiunazh në favor të Serbisë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar ish-pjesëtarin e ISIS-it, Hysri Selimi, me gjashtë vjet…

2 ditë ago