POLITIKE

“E di që nuk jam më djalë i ri,” Joe Biden nuk ka në plan të tërhiqet nga gara kundër Trump

Presidenti amerikan Joe Biden ka dhënë një deklaratë për mediat pas debatit të mbrëshëm me rivalin republikan Donald Trump për garën presidenciale që do të mbahet në nëntor.

Shefi i Shtëpisë së Bardhi u shpreh se qëllimi i tij ishte që të mundë rivalin e tij duke lënë të kuptohet se nuk asnjë plan që të tërhiqet nga gara, përpos asaj që u cilësua si një performancë e dobët nga a ana e tij në debat.

Pas debatit të së enjtes, edhe vetë demokratët mbetën të zhgënjyer dhe me pikëpyetje për të ardhmen e garës.

“I di që nuk jam një djalë i ri, kjo është besoj e dukshme,” tha Biden.

“Nuk eci aq lehtësisht saç ecja dikur. Nuk flas më aq rrjedhshëm saç flisja dikur, nuk bëj debate siç i bëja dikur,” shtoi presidenti amerikan teksa turma brohoriste “edhe katër vite të tjera.”

Më tej, Biden shtoi se nëse nuk do ta besonte me gjithë zemër dhe shpirt se mund ta bënte punën që i është ngarkuar, nuk do të garonte sërish.

Vështirësitë e Biden në përgjigje herë pas here gjatë debatit, rritën shqetësimet e votuesve se ai mund të mos ishte i aftë për të shërbyer një mandat tjetër katërvjeçar dhe bëri që disa nga kolegët e tij demokratë të pyesnin nëse mund ta zëvendësonin atë si kandidatin e tyre për zgjedhjet e 5 nëntorit në SHBA.

Nga ana e tij, Donald Trump, 78 vjeç, parashtroi një sërë deklaratash që u cilësuan si të pavërteta dhe shmangi pyetjet, duke ngritur më tej shqetësimet për aftësinë e tij për postin e shefit të Shtëpisë së Bardhë, por pjesa më e madhe e fokusit më pas ishte drejtpërdrejt te Biden, veçanërisht midis demokratëve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

3 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

5 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

19 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

22 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

22 orë ago