Alternativa gjermane kundër imigracionit (AfD) po feston një “sukses historik”, me një fitore të madhe për partinë e ekstremit të djathtë në shtetin lindor të Turingisë.
AfD fitoi pothuajse një të tretën e votave, nëntë pikë përpara CDU-së konservatore dhe shumë përpara tre partive qeverisëse të Gjermanisë, transmeton Telegrafi.
Rezultati i jep të djathtës ekstreme fitoren e saj të parë në zgjedhjet e parlamentit shtetëror që nga Lufta e Dytë Botërore, megjithëse ajo ka pak shpresë për të formuar një qeveri në Turingi, sepse partitë e tjera nuk kanë gjasa të punojnë me të.
AfD doli e dyta në zgjedhjet e tjera të mëdha shtetërore të së dielës, në shtetin fqinj më të populluar të Saksonisë.
Rezultatet atje i dhanë CDU-së 31.9 për qind të votave, pak përpara AfD-së, përsëri shumë përpara tre partive që drejtojnë qeverinë kombëtare – Social Demokratët, Të Gjelbrit dhe FDP liberale.
Kancelari Olaf Scholz tha se rezultatet ishin “të hidhura”, dhe u bëri thirrje partive të tjera kryesore të formojnë qeveri shtetërore pa të djathtën ekstreme.
“AfD po dëmton Gjermaninë. Ajo po dobëson ekonominë, po ndan shoqërinë dhe po shkatërron reputacionin e vendit tonë”, tha ai në një deklaratë për Reuters.
Kandidati kryesor i AfD-së në Turingia, Björn Höcke, i cili është një figurë shumë e diskutueshme në Gjermani, përshëndeti “fitoren historike” dhe foli për krenarinë e tij të madhe.
Ai nuk arriti të fitonte një mandat të drejtpërdrejtë për parlamentin e shtetit, por siguroi një vend sepse ishte në krye të listës së partisë së tij.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…